EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Një viktimë në trazirat në burgjet italiane për shkak të masave për parandalim të përhapjes së koronvirusit

Trazira të mëdha janë regjistruar në katër burgje të mëdha italiane për shkak të masave për parandalim të koronavirusit, me ç'rast një i burgosur e ka humbur jetën, kumtoi grupi për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve.

Romë, 9 mars 2020 (MIA) – Trazira të mëdha janë regjistruar në katër burgje të mëdha italiane për shkak të masave për parandalim të koronavirusit, me ç’rast një i burgosur e ka humbur jetën, kumtoi grupi për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve.

Të burgosurit në Napoli, Modena, Frosinone dhe Aleksandria protestojnë kundër masave mes të cilave është edhe ndalesa për vizita të personave nga familjarët e tyre. Skena të ngjashme janë regjistruar edhe në burgjet në Padova dhe në Bari, Foxha dhe Palermo.

Sipas një grupi joqeveritar për të drejta të të burgosurve, viktimë është një person nga burgu në Modena. Tash për tash nuk ka hollësi për shkaqet e vdekjes së të burgosurit. mb/

Back to top button
Close
Close