KronikëKronikë.PortalShoqëri

Një vajzë pesëvjeçare në Probishtip është përplasur nga një automjet i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes

Një vajzë pesëvjeçare nga Probishtipi është lënduar pasi e ka përplasur një automjet udhëtimi i markës "Pezho", me targa të panjohura, pas çka automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Një vajzë pesëvjeçare nga Probishtipi është lënduar pasi e ka përplasur një automjet udhëtimi i markës “Pezho”, me targa të panjohura, pas çka automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur dje në orën 15:45 në rrugën “Jakim Stojkovski” në Probishtip.

“Në aksident lëndime ka marrë fëmija dhe është transferuar në Shtëpinë e shëndetit – Probishtip për dhënie të ndihmës mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme Probishtip”, thonë nga MPB. sn/

Foto: MIA Arkiv

Back to top button
Close
Close