0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Një ushtar tajlandez ka shtënë në qytetin Korata, ka vrarë së paku 12 persona

Një ushtar tajlandez ka vrarë disa persona në të shtëna masive në qytetin Korata, në verilindje të vendit, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve të policisë.

Bangkok, 8 shkurt 2020 (MIA) – Një ushtar tajlandez ka vrarë disa persona në të shtëna masive në qytetin Korata, në verilindje të vendit, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar burimeve të policisë.

Portalet tajlandeze transmetojnë se të paktën 12 njerëz janë vrarë në dhe rreth qytetit Korata, në verilindje të Bangkokut.

Ende nuk dihet se ku ndodhet aktualisht ushtari.

“Bangkok Post” transmeton se ushtari fillimisht ka shtënë mbi eprorët e tij, shokët e tij ushtarakë dhe më pas mbi civilët.

Së pari e ka vrarë eprorin e tij dhe dy kolegët e tij në brendi të korpusit ushtarak, më pastaj ka vjedhur automjetin dhe është drejtuar në qendrën tregtare. Në të ka shtënë mbi civilë.

Supozohet se tërë sulmin ai e ka transmetuar drejtpërdrejtë nëpërmjet profilit të Fejsbukut dhe gjithashtu ka filmuar veten duke mbajtur pushkën. bs/

Back to top button
Close
Close