BotëBotë.Portal

Një ushtar izraelit është arrestuar për shkak të mesazheve kërcënuese ndaj Netanjahu

Policia izraelite ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar se në rrjetet sociale ka postuar mesazhe kërcënuese kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Jerusalem, 2 qershor 2020 (MIA) – Policia izraelite ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar se në rrjetet sociale ka postuar mesazhe kërcënuese kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu.

I dyshuari është një ushtar, i cili ndër të tjera shkroi, se “ekziston një zgjidhje, ndërsa kjo është për ta rrëzuar Bibin (pseudonimi i Netanjahu)”.

“Kjo ndodhi edhe më parë me kryeministrin që u rrëzua padrejtësisht, por tani kemi një kryeministër që i rrëzon qytetarët e tij. Kjo me shumë gjasa do të ndodhë përsëri dhe do të ndodhë në mënyrë të arsyeshme, ndërsa policia, që janë shërbëtorët e tij, do të duhet të vritet me gurë për vdekje. Kjo është zgjidhja”, theksohet në mesazhin kërcënues, transmetuar nga media izraelite, e cila aludon për vrasjen e ish-kryeministrit izraelit Jicak Rabin në vitin 1995.

Netanjahu kohët e fundit në polici raportoi kërcënime me vdekje kundër tij dhe familjes së tij. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close