BotëBotë.Portal

Një ushtar afgan vrau dy ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë, ndërsa gjashtë janë lënduar në një sulm me mitraloz nga ana e një ushtari afgan në Afganistanin lindor, kumtoi ushtria amerikane.

Kabull, 9 shkurt 2020 (MIA) – Dy ushtarë amerikanë janë vrarë, ndërsa gjashtë janë lënduar në një sulm me mitraloz nga ana e një ushtari afgan në Afganistanin lindor, kumtoi ushtria amerikane.

“Sipas informatave, një person me uniformë afgane ka hapur zjarr nga mitralozi mbi forcat e përbashkëta amerikane dhe afgane”, tha sot zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, Soni Leget.

Ai paraprakisht konfirmoi se në sulmin që ka ndodhur dje në provincën Nangarhar, ata ushtarë kanë qenë cak i zjarrit të drejtëpërdrejtë.

Zëdhënësi i forcave amerikane, poashtu deklaroi se shkaku për sulmin tani për tani është i panjohur. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close