0_Magazinë.PortalKuriozitete

Një ukrainase u shëtit në krahun ne aeroplanit (video)

Një udhëtare nga fluturimi në relacionin Antali - Kiev, "u shëtit" nëpër krahun e aeroplanit, e hapi daljen për raste urgjente dhe prej aty hyri brenda, kumtoi kompania "Interneshenell erllajns" nga Ukraina.

Kiev, 2 shtator 2020 (MIA) – Një udhëtare nga fluturimi në relacionin Antali – Kiev, “u shëtit” nëpër krahun e aeroplanit, e hapi daljen për raste urgjente dhe prej aty hyri brenda, kumtoi kompania “Interneshenell erllajns” nga Ukraina.

Ngjarja e pazakontë ndodhi para se aeroplani të fluturojë. Komandanti i fluturimit, në pajtim me  udhëzimet, menjëherë i njoftoi Shërbimin për siguri në aviacion, Shërbimin kufitar, policinë dhe pikën mjekësore në aeroportin Borispol.

Gruaja ishte në gjendje të vetëdijshme. ndërsa aerokompania e vendosi në “listë e saj të zezë” të udhëtarëve, të cilëve u ndalohen shërbimet e asaj kompanie.

Policia dhe  mjekët tentuan ta sqarojnë shkakun për këtë veprim, por nuk morën përgjigje adekuate. Gjoja, asaj i kishte ardhur shumë nxehtë. Është konstatuar se gruaja nuk ishte nën ndikim të alkoolit apo lëndëve narkotike.

Ajo, përndryshe, kthehej nga pushimi me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Ngjarja ishte xhiruar nga udhëtarë të tjerë dhe ishte publikuar në internet. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close