
Kajro, 9 mars 2020 (MIA) – Një turist gjerman ka ndërruar jetë nga Kovid 19, në Egjipt, me çka u bë viktima e parë nga virusi në vend.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë komunikoi se bëhet fjalë për një gjerman 60-vjeçar i cili një jave ka hyrë në vend dhe është hospitalizuar në spitalin e Hurgadës.
“Personi që ka vdekur nga Kovid-19 është shtetas gjerman, i cili ka treguar simptoma të infeksionit pas ardhjes nga Luksori në Hurgada, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Kaled Mugahad.
Në Egjipt me virusin janë infektuar 55 persona, 45 prej të cilëve janë në kroçeren në portin Luksor, ndërsa 19 prej tyre janë të huaj. mb/