0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKD

Një tren i mallrave rrëshqiti nga binarët mes Miravcit dhe Klisurës, nuk ka të lënduar

Një tren i mallrave që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli-Trubarevë, mes stacioneve Miravci dhe Klisura, sot në mëngjes rreth orës 6:40 rrëshqiti nga binarët pasi që më parë u ndesh me një grumbull gurësh të rënë. Në fatkeqësinë nuk ka të lënduar.

Gjevgjeli, 2 prill 2020 (MIA) – Një tren i mallrave që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli-Trubarevë, mes stacioneve Miravci dhe Klisura, sot në mëngjes rreth orës 6:40 rrëshqiti nga binarët pasi që më parë u ndesh me një grumbull gurësh të rënë. Në fatkeqësinë nuk ka të lënduar.

Nga SPB Strumicë konfirmuan se për shkak të fatkeqësisë, komunikacioni hekurudhor është i ndërprerë mes Gjevgjelisë dhe Velesit.

Policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes. ab/

Back to top button
Close
Close