BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Një tërmet prej 5.9 ballëve sipas Rihterit është regjistruar në Japoni

- Një tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas Shkallës si Rihterit e goditi pjesën lindore të Japonisë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tokio, 3 janar 2020 (MIA) – Një tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas Shkallës si Rihterit e goditi pjesën lindore të Japonisë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në orën 3:21 sipas kohës lokale në Pacifik, përgjatë bregut të rajonit Çiba, rreth 30 kilometra nën nivelin e detit, ndërsa paralajmërim për cunami deri më tani nuk është dhënë.

Tërmetin e ndjenë banorët e Japonisë nga qendra deri në verilindje të Japonisë, duke përfshirë edhe Tokion. Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ose dëm material. fc/

Back to top button
Close
Close