EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Një sulmues me thikë i sulmoi katër persona në Londër, rasti nuk lidhet me terrorizëm

Policia e Londrës është në kërkim të një njeriu, për të cilin besohet se mbrëmë dhe sot në mëngjes, me thikë i kishte plagosur katër persona në një seri sulmesh të cilat nuk ishin provokuar me asgjë.

Londër, 31 mars 2019 (MIA) – Policia e Londrës është në kërkim të një njeriu, për të cilin besohet se mbrëmë dhe sot në mëngjes, me thikë i kishte plagosur katër persona në një seri sulmesh të cilat nuk ishin provokuar me asgjë.

Shërbimi policor mitropolitan kumtoi se dy viktima janë në gjendje kritike. Personat zyrtarë paralajmërojnë se aktivitetet policore do të intensifikohen në rajonin Edmonton në pjesën veriore të Londrës, pas katër sulmeve, të cilat ndodhën në afat prej 15 orëve të shtunën dhe të dielën.

Policia thotë se sulmet nuk ka lidhshmëri me terrorizëm.

Inspektori kryesor, Stjuart Smejli thotë se viktimat “me siguri janë zgjedhur në mënyrë rastësore”, pasi kanë qenë vetëm. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close