BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Një sizmolog turk paralajmëron për një tërmet të mundshëm katastrofal në Stamboll

Një tërmet shkatërrues me fuqi mbi 7 ballësh sipas shkallës së Rihterit në zonën e Stambollit nuk është një perspektivë e largët, paralajmëroi sizmologu turk prof. Naxhi Gorjur në deklaratë për Si-En-En Turk.

Stamboll, 13 korrik 2020 (MIA) – Një tërmet shkatërrues me fuqi mbi 7 ballësh sipas shkallës së Rihterit në zonën e Stambollit nuk është një perspektivë e largët, paralajmëroi sizmologu turk prof. Naxhi Gorjur në deklaratë për Si-En-En Turk.

Profesori paralajmëron se pritja e një tërmeti të mundshëm të fortë në rajonin e Detit Marmara nuk është vetëm një supozim, por një realitet shkencor.

“Korka e tokës nën Detin Marmara ka filluar të plasarit,” deklaroi ai.

Sipas Gorjurit, aktiviteti i fundit sizmik në Silivri, në rrethin e Stambollit, mund të jetë një sinjal se tërmeti i fortë i pritshëm në zonë po vjen edhe më herët nga se pritej.

“Dy tërmetet e fundit në detin në Silivri ndodhën në skajin perëndimor të Kumburgz, për të cilin presim të shembet, dhe nëse kjo do ndodhë, kjo mund të shkaktojë një tërmet prej të paktën 7.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit”, tha ai.

Sipas tij, në varësi të shkatërrimit që eventualisht një tërmet i fortë mund ta shkaktojë, numri i viktimave do të jetë së paku 120 mijë.

Profesori, gjithashtu, paralajmëroi se nën rrezik nga tërmeti është edhe Anatolia Lindore. ls/shk/

Back to top button
Close
Close