BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Një shtetas malazez në kroçere i infektuar me Kovid-19

Një shtetas malazez, anëtar i ekuipazhit të "Dajmond Princes" është infektuar me koronavirusin e ri. kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Në kumtesë theksohet se testet kanë konfirmuar se ai është infektuar me Kovid-19, por në bisedën telefonike me autoritetet malazez ai ka kumtuar se ndihet mirë.

Podgoricë, 21 shkurt 2020 (MIA) – Një shtetas malazez, anëtar i ekuipazhit të “Dajmond Princes” është infektuar me koronavirusin e ri. kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Në kumtesë theksohet se testet kanë konfirmuar se ai është infektuar me Kovid-19, por në bisedën telefonike me autoritetet malazez ai ka kumtuar se ndihet mirë.

Pritet së shpejti të transferohet nga anija në spital në Japoni.

“Për informacionet e reja të cilat kanë të bëjnë me atë se në cilin spital do të akomodohet i infektuari, opinioni do të informohet në mënyrë shtesë”, kumtoi MPJ-ja malazeze.

Udhëtarët e fundit nga kroçerja “Dajmond Princes” rezultatet e të cilit ishin negative, sot e lëshojnë atë anije, pasi u shpall fund i karantinës të vendosur më 3 shkurt.

Në anijen, në të cilën ka pasur 3,700 udhëtarë, e cila gjendet në karantinë në portin Jokahoma në Japoni, është shënuar numër i madh i rasteve të Kovid-19 jashtë Kinës, me ç’rast ai numër mbrëmë ishte 634 të infektuar. fb/

Back to top button
Close
Close