0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Një shoqëri për të gjithë- postulat i ndërtimit të të gjitha politikave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut që nga fillimi bazohet në postulatet një shoqëri për të gjithë dhe në atë postulat ndërtohen të gjitha politikat në periudhën e kaluar. Kjo është theksuar sot në diskutimin publik të Qeverisë për draft- ligjin e "Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Shkup, 21 maj 2019 (MIA) – Qeveria e Maqedonisë së Veriut që nga fillimi bazohet në postulatet një shoqëri për të gjithë dhe në atë postulat ndërtohen të gjitha politikat në periudhën e kaluar. Kjo është theksuar sot në diskutimin publik të Qeverisë për draft- ligjin e “Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se pas gjashtë muajve jo të plota të Draft- strategjisë për një shoqëri për të gjithë, interkulturalizmi sot hy në fazën finale ku do të hapen disa debate që të mund të vërtetohet përfundimisht.

“Ai është dokument me rëndësi për vendin tonë multietnik e cila duhet të jetë model dhe shembull për shumë vende ku multikuturalizmi dhe interkulturalizmi janë veçori e tyre”, ka thënë Zaev.

“Jetojmë në shekullin 21, ja në fund të dekadës së këtij shekulli, besoj se punët e këtilla gjithnjë e më shumë nënkuptojnë tejkalim të ndarjeve, konflikteve, urrejtjes, të asaj që ka qenë tipike për kohën e kaluar, që të mund ashtu të bashkuar të përkushtohemi në vlerat që janë me rëndësi për qytetarët, ndërsa ajo është jetë cilësore ekonomike për të gjithë, institucione të barabarta, shoqëri të barabartë për të gjithë ku të gjithë do ndjehemi vetja në këtë vend të bashkuar ku ndihmohemi mes veti dhe ku punojmë në përparimin e të gjithëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Zaev.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka thënë se Draft- strategjia është argument për ndërtimin e bashkësisë, solidaritetit, unitet në shoqërinë tonë si kahe e duhur në zhvillimin e bashkësisë tonë ku të gjithë qytetarët tonë do të ndjehen vetja, të bashkuar dhe të sigurt.

“Dokumenti përmban kahet e ndërtimit të shoqërisë që do ta ngushtojë hapësirën e nacional- shovinizmit dhe vlerave të rreme dhe ndarjeve që ajo i promovon. Jemi të vetëdijesuar se shteti jonë ende nuk është imune në këto ndasi dhe mosdurim. Për fat të keq këtu ende ekzistojnë disa politika që i takojnë të kaluarës, politika që ende promovojnë ndarje të rreme, që në afatgjatë mund të kenë pasoja serioze mbi shoqërinë tonë, politikat, në kundërshtim me frymën dhe vlerat që ne si Qeveri i promovojmë”, ka thënë Deskoska.

Strategjia ka thënë ministrja do të jetë shtytje që më shpejtë ta tejkalojmë këtë pjesë të negociatave e cila duhet të rezultojë me harmonizimin e kornizës institucionale të të drejtave të njeriut e cila duhet t’i përmbajë kufijtë e barazisë, ndalimit të diskriminimit, respektimit të kulturës, dallimeve gjuhësore dhe fetare.

Deskoska ka thënë se në atë pjesë, korniza jonë ligjore në shumë aspekte është e harmonizuar me të drejtën e BE-së, në disa është mbi atë evropiane, por në disa vende nevojitet përmirësim.

Albert Musliu, drejtor ekzekutiv i Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI) ka thënë se vizioni i këtij dokumenti është njohja e gjitha dallimeve, garantimit dhe sigurimit të barazisë, mundësive të barabarta, përfshirje të qytetarëve në vendimmarrje dhe arritjen e kohezionit shoqëror.

“Ne jemi të njohur për multietnicitetin, si në shoqëri ashtu edhe në rendin kushtetues- juridik, por ajo duhet të zhvillohet, të avancohet që të arrijmë komunikim interkulturor dhe shoqëri interkulturore e cila do të sigurojë kohezion real dhe produktiv për të gjithë”, ka thënë Musliu.

Në diskutimin para përfaqësuesve të sektorit qytetar, korit diplomatik, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe aktivistë qytetarë është prezantuar edhe draft- teksti i strategjisë. fab/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close