KronikëKronikë.PortalPolitikë

Një shkupjan dyshohet për grabitje në një objekt hotelierik

Prokuroria e Shkupit  solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi  për vepër penale - grabitje, informojnë nga PTHP Shkup.

Shkup, 30 korrik 2020 (MIA) – Prokuroria e Shkupit  solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi  për vepër penale – grabitje, informojnë nga PTHP Shkup.

“I dyshuari 36 vjeçar, më 29 korrik është zënë duke grabitur në objektin hotelierik në rrugën “Sllave Georgievski – Shnajder”,  me forcë  i ka sulmuar  dy të dëmtuarit babë e bijë. Ai përmes dritares ka ikur nga objekti hotelierik dhe  ka grabitur tre televizorë në vlerë të tërësishme prej 100.000 denarë. Por me ç’rast  është zënë nga  i dëmtuari dhe vajza e tij, të cilët janë munduar të thërasin policinë”, sqarojnë nga PTHP Shkup.

Prokurori publik kompetent  deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për dy dushuarin, për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësia  ta përsërisë veprën. sa/

Back to top button
Close
Close