0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Një shkencëtar kroat nga OSHB: Nuk ka vend për panik

Nevojitet kujdes, por assesi edhe panik lidhur me koronavirusin e ri, thotë eksperti kroat Igor Rudan, shef i Qendrës Hulumtuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Universitetin në Edinburg.

Zagreb, 26 shkurt 2020 (MIA) – Nevojitet kujdes, por assesi edhe panik lidhur me koronavirusin e ri, thotë eksperti kroat Igor Rudan, shef i Qendrës Hulumtuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Universitetin në Edinburg.

“Edhe pse për një shkencëtar serioz është mosmirënjohës të parashikojë çfarëdo lidhur me përhapjen e virusit tejet të ri dhe të panjohur në botë, as të parashikohen ngjarjet që do të ndiqen, gjatë dy muajve të kaluar për Kovid-19 mblodhën mjaft fakte për të paktën disa parashikime”, ka shkruar Rudan në Fejsbuk, duke sqaruar se shpjegimi për të paraqet detyrë shoqërore duke pasur parasysh këtë se një kohë të gjatë dhe intensivisht merret me këtë.

“Nëse virusi i ri me kalimin e kohës zgjerohet në Kroaci dhe të arrijë t’i anashkalojë masat e shumta për parandalim të cilat për momentin janë në fuqi, numri i viktimave, përafërsisht, do të ishte i krahasueshëm me numrin e viktimave nga gripi apo aksidenteve në komunikacion në periudhën e njëjtë. Kjo do të thotë se rekomandohet vigjilencë, shëndetësi dhe kujdes të caktuar.  Kujdesi është i arsyeshëm derisa është në nivel të njëjtë kur ndoshta uleni në makinë dhe përgatiteni për një rrugë më të gjatë apo kur do të dëgjoni se ka mbërritur gripi në vend”, thotë Rudan.

Rudan, gjithashtu, iu përgjigj pyetjeve të cilat ia kanë parashtruar shumica në këtë periudhë – pse për koronavirusin aq po shkruhet dhe shkakton shqetësim, ndërsa për gripin jo, edhe pse gripi ndoshta  është sëmundje më e rrezikshme. “Pjesërisht, shkak është kjo që gripi tashmë me dekada është një sëmundje e njohur, e cila kthehet çdo vit dhe kemi përvojë me manifestimet e tij, e dimë si paraprakisht të zhvillojmë vaksinë kundër gripit, ndërsa filluan deri diku ilaçe efektive të paraqiten në treg”, sqaron shkencëtari kroat.

Back to top button
Close
Close