EvropëEvropë.Portal

Një qytezë italiane pa asnjë të infektuar nga koronavirusi

Qyteza italiane Ferera Erbonone është vendi i vetëm  ku deri tani nuk ka  konfirmuar asnjë person të infektuar me koronavirus.

Romë, 1 prill 2020 (MIA)  –Qyteza italiane Ferera Erbonone është vendi i vetëm  ku deri tani nuk ka  konfirmuar asnjë person të infektuar me koronavirus.

Qyteza, në të cilën ka 1.100 banorë, gjendet në rajonin Lombardia, e cila është epiqendra e krizës italiane të shkaktuar nga Kovid-19.

“Ne jemi  krenar dhe të lumtur që e kemi  këtë gjendje,  por nuk mund të them se nuk frikohemi sepse njerëzit vdesin  në qytetin pran nesh”, deklaroi Meri De Luka, pronare e dyqanit për ushqim në këtë qytezë italiane.

Ajo  theksoi se  të gjithë banorët  ishin të kujdesshëm që nga dita e parë e epidemisë,  duke shprehur falënderim te autoritetet lokale të cilët në kohë  e kanë informuar opinionin dhe  kanë siguruar  maska mbrojtëse dhe  doreza.

Prefekti  Xhovani Fasina e ka pasur idenë  se popullata lokale duhet të testohet për antitrupa të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të krahinës e kanë refuzuar kërkesën e Fasinës, sepse ai ka dashur hulumtimi ta zbatojë instituti i cili nuk është në rrjetin e laboratorive  të miratuara rajonale.

Në Itali deri tani nga koronavirusi janë infektuar mbi 105.000 njerëz, ndërsa kanë vdekur më shumë se 12.000. Në rajonin Lombardia janë 40 për qind e  të gjitha rasteve italiane  të infektimit dhe dy e treta e personave të vdekur. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close