0_Magazinë.PortalKuriozitete

Një qytet japonez ndaloi shikimin në telefon gjatë ecjes nëpër rrugë

Qyteti japonez Jamato ua  ndaloi njerëzve në qytet të shohin në telefon derisa ecin nëpër rrugë, në park apo ndërkaq në sheshe.

Jamato, 7 korrik 2020 (MIA) – Qyteti japonez Jamato ua  ndaloi njerëzve në qytet të shohin në telefon derisa ecin nëpër rrugë, në park apo ndërkaq në sheshe.

Në qytetin me 250.000 banorë, edhe turistët edhe udhëtarët do të priten me njoftime për ndalesën.

“Derisa ecni nëpër qytet, është i ndaluar përdorimi i telefonit të mençur. Ju lutemi, përdorni telefonat kur të ndaloni ecjen”, dëgjohet nga shpalljet në qytet.

Ndalesa ka mbështetje të gjerë nga banorët e atjeshëm – edhe të rinj edhe më të moshuar. Pothuajse të gjithë dakordohen se kjo e tërheqë vëmendjen e këmbësorit dhe e sjellë në rrezik. Dhe, tani për tani nuk është caktuar asnjë dënim.

Hulumtimi i kompanisë japoneze për telekomunikime HTT, tregon se këmbësorët me “shikim të ngujuar” në telefonin e mençur humbin 95 për qind nga fusha e të shikuarit.

Kur kjo të eliminohet, dukshëm do të ulen edhe mundësitë për fatkeqësi rrugore. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close