BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Një qipriot e pranoi se i ka vrarë shtatë gra dhe vajza

Një burrë nga Qiproja e pranoi se i ka vrarë shtatë gra dhe vajza. Mediat lokale publikuan se bëhet fjalë për vrasësin e parë serik të këtij ishulli.

Nikozia, 26 prill 2019 (MIA) – Një burrë nga Qiproja e pranoi se i ka vrarë shtatë gra dhe vajza. Mediat lokale publikuan se bëhet fjalë për vrasësin e parë serik të këtij ishulli.

Dy trupat janë zbuluar në një minierë paraprakisht gjatë këtij muaji, ndërsa trupi i tretë është gjetur dje. Të gjitha ato janë shtetase të Filipineve. I dyshuari kryesor është një ushtar 35-vjeçar i cili i ka pranuar vrasjet ndërsa emri i tij nuk është publikuar akoma.

Viktima e cila është është gjetur, i dyshuari e ka njoftuar në një faqe për njoftimin e partnerëve. Ai dje i ka dërguar organet e hetuesisë në një vend në afërsi të kryeqytetit Nikozia dhe u ka treguar se ku është varrosur trupi.

Burri e ka pranuar se ka vrarë gra dhe vajza të tjera, gjithsej shtatë dhe ka filluar kërkimi i trupave të tyre.

Në mesin e të vrarëve është një grua nga India apo Nepali dhe një grua nga Rumania dhe vajza e saj tetëvjeçare. E zhdukur rezulton edhe një vajzë gjashtëvjeçare, vajzë e një prej grave të vrara.

Policisë së Qipros për hetimin është duke i ndihmuar edhe policia britanike. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close