0_Magazinë.PortalKuriozitete

Një punonjës në “Starbaks” në San Diego, fitoi “bakshish në internet” prej pothuajse 100.000 dollarësh

Një punonjës i kafiterisë "Starbaks" në San Diego, Kaliforni, refuzoi t’i shërbente një gruaje që nuk dëshironte të mbante maskë mbrojtëse. Ai më pas i fitoi thuajse 100.000 dollarë "bakshish" të grumbulluara nga mbështetësit e heroit pasi videoja e ngjarjes u përhap në Fejsbuk.

San Diego, 1 korrik 2020 (MIA) – Një punonjës i kafiterisë “Starbaks” në San Diego, Kaliforni, refuzoi t’i shërbente një gruaje që nuk dëshironte të mbante maskë mbrojtëse. Ai më pas i fitoi thuajse 100.000 dollarë “bakshish” të grumbulluara nga mbështetësit e heroit pasi videoja e ngjarjes u përhap në Fejsbuk.

Lenin Gutjerez, 24 vjeç, ishte në detyrë kur gruaja pa maskë hyri në kafene. Ai e pyeti nëse ajo kishte maskë për fytyrë, pas së cilës ajo menjëherë e sulmoi atë dhe filmoi të gjithë ngjarjen.

Por, pasi e ftuara e pakënaqur e postoi videon në Fejsbuk, ajo mori reagime që ajo me siguri nuk i priste … Sipas televizionit En-Bi-Si, gruaja gjithashtu mori kërcënime me vdekje nga njerëz të panjohur.

Si rezultat, së shpejti u shfaq edhe faqja “Go-Fand-Mi” për donacione dhe ndihmë për Lenin Gutjerez, me videon e saj. Deri më tani, janë mbledhur më shumë se 98.700 dollarë.

Në përshkrim thuhet se 100 për qind të parave do të shkojnë në llogari të Gutjerez. Mësohet se ëndrra e punonjësit ishte të bëhej balerin profesionist. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close