0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeLajme nga komunatMIA InvestigonShoqëriStorje

Një prift ukrainas me biçikletë është nisur për pelegrinazh në Jerusalem, por korona e “ngujoi” në Strumicë

Prift baptist ukrainas nga qyteti Perkasi, Jurij Bobkin, dy javë është mysafir në konaqet e tempullit të Strumicës. Vëllezërit e tij nga dioqeza e Strumicës së Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvi i Ohrit (KOM-AO) me bekimin e peshkopit Jakov, e kanë pranuar pasi para 14 ditëve është kthyer nga kufiri grek për shkak të ndalesës në Greqi, me të cilin nuk u lejohet hyrja qytetarëve të cilët nuk janë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij muaji.

Strumicë, 21 gusht 2020 (MIA) – Prift baptist ukrainas nga qyteti Perkasi, Jurij Bobkin, dy javë është mysafir në konaqet e tempullit të Strumicës. Vëllezërit e tij nga dioqeza e Strumicës së Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvi i Ohrit (KOM-AO) me bekimin e peshkopit Jakov, e kanë pranuar pasi para 14 ditëve është kthyer nga kufiri grek për shkak të ndalesës në Greqi, me të cilin nuk u lejohet hyrja qytetarëve të cilët nuk janë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij muaji.

Bobkin ka ndërmend të qëndrojë në manastirin rus të Shën Gorës dhe më pas me anije të vazhdojë për në Jerusalem. Në haxh është nisur me biçikletë në muajin maj nga qyteti i tij i lindjes dhe përmes rrugës nëpër Moldavi, Rumani dhe Bullhari, në shtet ka hyrë para tre javëve në vendkalimin kufitar Novo Sellë dhe ka qëndruar disa ditë në manastirin e atjeshëm në fshatin me po të njëjtin emër.

“Kur arrita në kufirin me Moldavisë dhe Rumanosë nuk munda të vazhdoj. Kufijtë ishin të mbyllura. Pas disa ditësh pritje në kufi erdhi një autobus. Hyra në të dhe kur më pyetën ku është bagazhi im, unë ju thash ‘ja ku është, ajo është biçikleta ime’. Arrita të hyjë në Rumani dhe vazhdova drejt Bullgarisë. Atje qëndrova në shumë qytete në bregun e Detit të Zi dhe vazhdova drejt Maqedonisë së Veriut”, sqaron Jurij.

Ai dje ka mbushur 52 vjet, ndërsa ditëlindjen e festoi thjeshtë. Në pyetjen tonë pse është në nisur në haxh në mes të pandemisë së Kovid-19, tha se ka dijeni për pandeminë, bën kujdes, por është i bindur se e ruaj Zoti.

“Tërheqja e zemrës time çdoherë ka qenë Izraeli, me siguri pasi që babai im ka pasur rrënjë hebraike në familjen e tij dhe prandaj e zgjodha si destinacion për udhëtim. Udhëtimi im i parë nuk e arriti qëllimin, sepse atëherë filluan operacionet serioze ushtarake në Siri. Por, pas rreth një viti, Zoti më dha mundësi të vijë në Izrael me aeroplan dhe atje më bekoi me biçikletë. Falë kësaj, arrita të udhëtojë pothuajse 90 ditë në Vendin e Shenjtë dhe të shohë shumë, të bisedoj shumë dhe të gjej shumë miq dhe vëllezër.

Kaloi kohë dhe dëshira që sërish ta vizitoj Izraelin nuk më lëshon. Por, nuk munda të vendos për udhëtimin pasi nuk e pash Vullnetin e Zotit. Menjëherë para paraqitjes së epidemisë së koronavirusit u motivova nga fryma e udhëtimit të ri dhe pasi u ngroh koha, sërish u nisa”, sqaron më tej Bobkin.

Nuk dëshiron të flasë për arsyet për haxhin e tij. Me zemër të thyer, megjithatë, vendosi të na dëshmojë për fatin e tij dhe vendimin që të niset për vizitë në Jerusalem me biçikletë.

“Gjithçka ishte mirë – kisha një familje të mrekullueshme së bashku kemi marrë pjesë në shërbimet fetare, i këndoja psalme Zotit, e festoja në korin e kishës e madje edhe predikoja nga foltorja. Por, përnjëherë ndjeva zbrazëtirë nga brenda dhe diçka të ftohtë në zemrën time, qaja se isha me Zotin tani më 10 vite, por nuk mësova me të vërtetë ta dua atë dhe fqinjin tim. Gjithçka filloi nga ajo ditë. Nuk do të hyjë në detaje, por nga ajo kohë në gjithçka që i ftova njerëzit filloi të dështojë: familja dështoi, në kishë u shkaktua një zjarr, ndërsa pas një kohe babai im, vdiq”, tregon Jurij.
Prej atëherë filloi kthesa në jetën e tij dhe pothuajse dy vjet ka jetuar në stres dhe tragjedi të plotë.

“Atëherë vendosa të lirohem nga jeta familjare dhe t’i përkushtohem shërbimit ndaj Zotit. Pasi dua biçikletë që nga fëmijëria edhe Zoti më dhuroi talent për komunikim me njerëzit, vendosa t’i kombinoj aftësitë e mia me Planet e Zotit dhe të ungjillëzojë në rolin e predikuesit të udhëtimit”, e sqaron Bobkin misionin e tij.

Nikoqir i mysafirit nga Ukraina është teologu Vanço Tërkalevski. Ai na sqaroi se ditëve të fundit mysafiri nga Ukraina së bashku me priftërinjtë nga dioqeza e Strumicës së KOM-AO merr pjesë në të gjitha shërbimet e Zotit.

“Dëshiron shumë më shumë ta njoftojë krishterimin, të mësojë punë të reja, Çdo mëngjes me mua vjen në shërbimin e Zotit në kishë dhe tani më ka mësuar shumë fjalë nga gjuha jonë dhe natyrisht për kishën tonë”, thotë Tërkalevski, në iniciativë të së cilit u takuam me Bobkin.

Në fund ukrainase i tregoi falënderim të madh deri tek vëllezërit e tij dhe tha se asnjëherë nuk do ta harrojë qëndrimin në Strumicë. I numëron ditët deri në fund të gushtit dhe shpreson se do të mund të arrijë në qëllimin e epokës së tij të parë deri në Shën Gora në Greqi dhe më pas të vazhdojë deri në Izrael.

Risto Tasev

Back to top button
Close
Close