BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Një polic në Australi i zuri frymën një vajze sepse nuk kishte vendosur maskë

- Policët nga shteti federal australian Viktoria po hetohen për shkak të veprimit të dhunshëm me një femër e cila nuk kishte vendosur maskë.

Melburn, 14 gusht 2020 (MIA) – Policët nga shteti federal australian Viktoria po hetohen për shkak të veprimit të dhunshëm me një femër e cila nuk kishte vendosur maskë.

Incidenti është xhiruar se si polici e kap vajzën për fyti dhe e shtyn afër murit, e ajo brohorit “Po më zini frymën”. Pastaj vajza është shtrirë në tokë.

Në xhirim shihet se si edhe partneri i saj, i cili e xhiroi incidentin iu thotë policëve se vajza 21 vjeçare është e liruar nga obligimi që të bart maskë mbrojtëse për shkaqe mjekësore.

“E kam të qartë se të gjithë duhet të mbajnë maska, por disa qytetarë janë të liruar nga një obligim i tillë. Mënyra në të cilën na u afruan ishte tmerruese. Ato duhet të na mbrojnë. Nuk ndjehem i mbrojtur”, deklaroi partneri i vajzës së sulmuar. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close