Lajme nga komunatShkup

Një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Aerodromit nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike

Për shkak të evitimit të defektit të rrjetit ujësjellës me diametër F-150 në rrugën Lisiçe e Epërme numër 7, nga ora 09.00 e deri në përfundimin e ndërhyrjes, ndërprerje në furnizim me ujë do të kenë konsumatorët e rrugëve: Gjorgji Andreeviq Kun dhe "12 Makedonska Udarna Brigada".

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Për shkak të evitimit të defektit të rrjetit ujësjellës me diametër F-150 në rrugën Lisiçe e Epërme numër 7, nga ora 09.00 e deri në përfundimin e ndërhyrjes, ndërprerje në furnizim me ujë do të kenë konsumatorët e rrugëve: Gjorgji Andreeviq Kun dhe “12 Makedonska Udarna Brigada”.

Për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektro shpërndarës, pa energji elektrike nga ora 10:30 e deri në orën 12:00 do të mbesin  objektet e rrugës nga fshati Lisiçe e Epërme në drejtim të fshatit Lisiçe e Poshtme.

Ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë edhe konsumatorët nga ora 08:00  e deri në orën 14:00 në fshatin Orman, nga ora 08:30 e deri në orën 14:00, rrugët 14 dhe 16 në fshatin Sopishtë dhe nga ora  09:00 e deri në orën 14:00, rrugën Gjeneral Mihajllo Apostollski nga numri 1 e deri në numrin 50 dhe bulevardi “Partizanski Oredi nga numri 51 e deri në numrin  81 në Komunën e Karposhit. ar/

Back to top button
Close
Close