0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeAnalizëBiznis.SlajderEkonomiMIA Investigon

Një pjesë e komunave pa transaksione në tregun e patundshmërive

Tregu i pasurive të patundshme po rritet për sa i përket vëllimit të tregtimit, sipas të dhënave më të fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë vitin e kaluar, kur u regjistruan 5,527 transaksione, pra 611 më shumë krahasuar me tremujorin e kaluar. Sidoqoftë, diferenca në çmimin e shitjes dhe marrjen me qira të pasurive të patundshme në Shkup me pjesën tjetër të rajonit është më e theksuar dhe në disa komuna nuk ka transaksione në tregun e pasurive të paluajtshme. Më të shtrenjtat janë apartamentet në komunat e Shkupit si Karposh dhe Qendër. Më shumë shtëpi janë shitur në Manastir dhe shitjet më të mëdha të tokës bujqësore janë në Strugë dhe Koçani, tregojnë të dhënat nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, që është një tjetër konfirmim i zhvillimit të pabarabartë në vend.

Shkup, 2 shkurt 2020 (MIA) – Tregu i pasurive të patundshme po rritet për sa i përket vëllimit të tregtimit, sipas të dhënave më të fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë vitin e kaluar, kur u regjistruan 5,527 transaksione, pra 611 më shumë krahasuar me tremujorin e kaluar. Sidoqoftë, diferenca në çmimin e shitjes dhe marrjen me qira të pasurive të patundshme në Shkup me pjesën tjetër të rajonit është më e theksuar dhe në disa komuna nuk ka transaksione në tregun e pasurive të paluajtshme. Më të shtrenjtat janë apartamentet në komunat e Shkupit si Karposh dhe Qendër. Më shumë shtëpi janë shitur në Manastir dhe shitjet më të mëdha të tokës bujqësore janë në Strugë dhe Koçani, tregojnë të dhënat nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, që është një tjetër konfirmim i zhvillimit të pabarabartë në vend.

Në periudhën korrik-shtator të vitit të kaluar, në Regjistër ishin regjistruar 3,245 blerje të pasurive të patundshme, 674 shitje të investitorëve dhe 98 blerje nga shteti. Në këtë tremujor, kishte pesë shitje të pasurive të patundshme në ankand. Në total, kishte 4,022 shitje, 552 më shumë krahasuar me tremujorin e dytë.

Janë regjistruar 1.505 qira në të gjithë vendin, që është një rritje prej 59 për qind ndaj qirave në tremujorin e kaluar. Pesëdhjetë e nëntë për qind e transaksioneve të pasurive të patundshme kanë të bëjnë me shitjet dhe 27 për qind të qirave së bashku përbëjnë 86 për qind të tregut total të pasurive të patundshme. Shumica e transaksioneve – 2.351 ishin në korrik dhe më së paku në  shtator, 1.370 transaksione. Në korrik pati 1.384 shitblerje dhe 639 qira. Këtë muaj gjithashtu pati numrin më të madh të shitjeve të investitorëve, respektivisht  293 shitje të ndërtesave të reja.

Për sa i përket bashkive, shumica e transaksioneve kanë ndodhur në territorin e Karposhit (444), pasuar nga Komuna e Qendrës me 437, Komuna e Aerodromit me 398, Komuna e Kisela Voda me 263. Numri më i ulët është regjistruar në territorin e komunave të Rosomanit dhe Haracinës, ku ka pasur nga gjashtë transaksione, Zërnovci me pesë transaksione, Konçe, Zelenikovë dhe Lozovë katër dhe Vevçani vetëm një. Transaksionet në shkallën nga 0 deri në 39 janë regjistruar në territorin e 52 bashkive, që përfaqësojnë një numër të vogël për periudhën e dhënë. Kjo tregon se ka një ndarje të madhe të tregut.

Gjatë kësaj periudhe, janë tregtuar shitjet e pasurive të paluajtshme në sipërfaqe prej 4,218,325 metër katror, me një çmim të përgjithshëm prej 8,700,968,127 denarë. Pasuritë e paluajtshme të marra me qira, nga ana tjetër, përfshijnë 1,463,137 metra katrorë sipërfaqe, me qira mujore prej 37.075.672 denarësh.

Dyfish çmim më i ulët i apartamenteve në Shtip se ato në Shkup

Në periudhën korrik – shtator të vitit të kaluar, 674 apartamente të reja të ndërtuara u shitën në të gjithë territorin e vendit, me 195 më shumë krahasuar me tremujorin e dytë. Statistikat nga Agjencia e Kadastrës të Pasurive të Patundshme tregojnë se ka 6.368 apartamente të reja të pashitura në vend dhe të ofruara në tregun e pasurive të patundshme. Për dallim nga tremujori i dytë, vërehet një rritje e apartamenteve të pashitura me 615. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se janë dhënë  11.950 dokumente që tregojnë se këto ndërtesa janë në ndërtim e sipër dhe së shpejti do të jenë në tregun e pasurive të patundshme. Apartamentet më të shitura janë në Komunën e Karposhit 239, pasuar nga Aerodromi me 213, Qendra me 142, Ohri dhe Kisella Voda me 123, Çairi me 102, Manastiri dhe Kumanova me rreth 80 secila.

Nga apartamentet e shitra më të shtrenjta janë apartamentet në komunat Karposh dhe Qendër, ku është arritur çmimi mesatar prej 60,398 ose 59.8655 denarë për metër katror. Ndër më të shtrenjtat janë apartamentet në Aerodrom, pra në tremujorin e tretë janë paguar mesatarisht 50,739 denarë, Kisela Voda me 46.571 denarë, Gazi Baba me 45,000 denarë. Në Manastir çmimi për metër katror ishte 33.897 denarë, në Strugë 32,214, në Strumicë 31.502, në Koçani 30.080. Nën këtë vlerë, përkatësisht, 28,730 denarë dhe 26,780 denarë kushton një metër katror në Kumanovë dhe në Shtip.

Nga 317.084 apartamente të regjistruara në Regjistrin e çmimeve dhe qirave në Shkup, 64.301 janë nën hipotekë, pra 20.28 për qind. Përafërsisht 20 për qind e apartamenteve nën hipotekë janë edhe në Negotinë, 16 për qind në Gjevgjeli, 14 për qind në Kavadar, 12 për qind në Manastir dhe në Shtip dhe 11 për qind në Strumicë.

Gjatë periudhës së analizuar, shumica e shitjeve të shtëpive, 30, ishin në territorin e Komunës së Manastirit, 20 ishin shitur në Kërçovë dhe në Karposh, 15 në Ohër dhe në Kumanovë. Lokalet afariste janë blerë kryesisht në Komunën e Qendrës, respektivisht ka pasur 23 transaksione të tilla në tre muaj, si dhe në Karposh (21). Në shitjet e tokës bujqësore, liderë janë Struga dhe Koçani me 48, ndërsa në tokën ndërtimore Kërçova me 27 shitje. Në periudhën korrik-shtator ka pasur 12 shitje të kapaciteteve  industriale.

Nga 4,022 shitje në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, 3,245 ishin në pasuri të paluajtshme të vjetër, 674 në ndërtime të reja, pra në shitjen e parë të pasurive të patundshme dhe kishte 95 riblerje në pronësi të shtetit dhe pesë në ankand. Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2018, kur u regjistruan 792 shitje të banesave të reja, pati një rënie prej 118 apartamentesh të reja të shitura, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, shitjet u rritën për shtatë për qind.

Toka bujqësore, nga ana tjetër, përbën 35 për qind të shitjeve totale, parcela ndërtimi me 14 për qind, shtëpi me 10 për qind, lokale afariste me vetëm katër për qind. Shumica e shitjeve, ose 41 për qind, janë për apartamente.

Më tepër me qira lëshohen lokalet afariste

Për sa i përket qirave, pjesa më e madhe, 39 për qind e transaksioneve kanë të bëjnë me lokalet afariste, 33 për qind me apartamente, 13 për qind me shtëpi, nëntë për qind me tokën bujqësore, katër për qind  me qiratë e ndërtimeve. Industria dhe pasuritë e tjera të paluajtshme përbëjnë vetëm një për qind të tregut të përgjithshëm të qirave. Në korrik, gusht dhe shtator të vitit të kaluar, me qira janë dhënë një sipërfaqe prej 1.436.137 metra katror pasuri e patundshme me qiranë totale mujore prej 37.075.672 denarë. Më shumë me qira jepet toka bujqësore  dhe qira më të madhe mujore arrijnë ambientet e biznesit.

Për sa i përket komunave, numri më i madh i qirave ka qenë në Qendër (237), Karposh (122), Aerodrom (110), Manastir (81). Në 13 komuna ka vetëm një qira, në tetë komuna dy dhe asnjë qira nuk është regjistruar në nëntë komuna (Nagoriçani i Vjetër, Studeniçani, Zhelinë, Zalenikovë, Rosoman, Makedonska Kamenica, Lozovë, Nova dhe Qendra e Zhupës).

Çmimi mesatar i qirasë për një metër katror të hapësirës së banimit në Karposh është 294 denarë, në Qendër 273 denarë, në Strugë 258 denarë, dhe nën 100 denarë me qira për metër katror për apartamente në Kocani, Ohër, Shtip dhe Strumicë.

Lidija Vellkovska

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close