Lajme nga komunatShkup

Një pjesë e Çairit nesër pa ujë

Një pjesë e banorëve të Komunës së Çairit nesër prej orës 08:30 do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë. 

Shkup, 3 shkurt 2020 (MIA) – Një pjesë e banorëve të Komunës së Çairit nesër prej orës 08:30 do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në mbyllësin me profil prej 400 milimetrave në rrugën “Prohor Pçinski” 16 në lagjen Çair. Pa ujë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.

Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në rregullimin e defektit. bsh/

Back to top button
Close
Close