0_Web_AktualeKorrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Një person e humbi jetën, katër të lënduar në aksidentin në Stracin të Kratovës

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin e sotëm që ndodhi te fshati Stracin të komunës së Kratovës.

Kriva Pallankë, 24 gusht 2020 (MIA) – Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin e sotëm që ndodhi te fshati Stracin të komunës së Kratovës.

Sipas informacioneve të zëdhënësit të SPB- Kumanovë, Zhivkica Çavdareviq, fatkeqësia ka ndodhur pasdite rreth orës 15:50 te fshati Stracin, te vendi i quajtur “Çatal” që lidhë rrugën rajonale të komunës së Kratovës me atë magjistrale A2, Kumanovë- Kriva Pallankë.

Çavadareviq ka thënë se deri te aksidenti ka ardhë pas një përplasje të dy automjeteve, njëri golf me targa të Makedonska Kamenicës dhe tjetra e tipit BMV me targa të Tetovës.

“Për fat të keq, aksidenti ka përfunduar fatalisht për njërin nga udhëtarët e automjetit, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe ndaj tyre është ofruar ndihmë mjekësore. MPB punon në përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë, ndërsa më shumë detaje do të jepen gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Çavdareviq. ib/fab

Foto: Arkivi i MIA-s

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close