0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalPolitikë

Një nënë me vajzën e saj nga Turqia akuzohen për përdorimin e pasaportave të falsifikuara izraelite

- Pas procedurës së zbatuar paraprake, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Penale Shkup ngriti padi kundër një nëne dhe vajzës së saj nga Turqia, të moshës 45 dhe 19 vjet, për përdorim të pasaportave të falsifikuara izraelite.

Shkup, 12 shkurt 2020 (MIA) – Pas procedurës së zbatuar paraprake, Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Penale Shkup ngriti padi kundër një nëne dhe vajzës së saj nga Turqia, të moshës 45 dhe 19 vjet, për përdorim të pasaportave të falsifikuara izraelite.

“Padia është ngritur kundër një nëne dhe vajzës së saj, shtetase të Republikës së Turqisë, të cilat më 22 janar në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, gjatë hyrjes në kufirin shtetëror nga Kosova, kishin përdorur dokumente false, duke i paraqitur si të vërteta. Gjatë kësaj, nëna është akuzuar se kishte përdorur pasaporta false izraelite dhe letërnjoftime për vete dhe për dy djemtë e saj adoleshentë të cilët udhëtonin me ta, përderisa vajza e moshës madhore është akuzuar se gjithashtu për vete kishte treguar pasaportë dhe letërnjoftim fals izraelit. Dokumentet false të përdorura dallohen nga dokumentet origjinale izraelite për nga cilësia e letrës, teknikat e shtypjes së formularit, shenjat mbrojtëse, shkëlqimi dhe intensiteti i ngjyrave”, bëri të ditur Prokuroria Publike. fc/

Back to top button
Close
Close