BotëBotë.Portal

Një milion shpendë detarë ngordhën mbi Oqeanin e Qetë

Mbi një milion shpendë detarë ngordhën mbi Oqeanin e Qetë për më pak se 12 muaj, ndërsa ekspertët theksojnë se për këtë fajtor është uji i nxehtë nga oqeani.

Uashington, 17 janar 2020 (MIA) – Mbi një milion shpendë detarë ngordhën mbi Oqeanin e Qetë për më pak se 12 muaj, ndërsa ekspertët theksojnë se për këtë fajtor është uji i nxehtë nga oqeani.

Në periudhën prej verës së vitit 2015 deri në pranverën e vitit 2016 ngordhën nga uria rreth një milion bregca, ndërsa trupat e tyre të ngordhur deti i hedhë në brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut, nga Kalifornia deri në Alaskë.

Shkencëtarët thonë se shkaku i ngordhjes së tyre është rryma tejet e madhe e ujit të nxehtë të oqeanit që u paraqit në pjesën verilindore të Oqeanit të qetë, që quhet njollë.

Vala shumëvjeçare intensive e ngrohtësisë detare filloi në vitin 2013, ndërkaq u përforcua gjatë verës së vitit 2015 për shkak të fenomenit të fuqishëm të motit, të quajtur El Ninjo i cili zgjati deri në vitin 2016.

Vala e nxehtë krijoi njollë, përkatësisht rajon oqeanik, i madh 1.600 kilometra, i cili ishte më i nxehtë për tre deri gjashtë gradë Celsius. Shkëmbi nën presion të lartë i qetësoi ujërat oqeanike, që do të thotë se uji mbeti i nxehtë – pa stuhitë të cilat do të ndihmonin të ftohej.

Ato disa gradë më shumë shkaktuan shkatërrim në ekosistemin detar, që çoi deri te pakësimi i algave mikroskopike me të cilat ushqehen shumë kafshë, që nga karkalecët e deri te balenat. Nga ana tjetër, filloi edhe lulëzimi masovik i algave të dëmshme të cilat shkaktojnë vdekjen e shumë organizmave detarë.

Edhe në brigjet lindore të Zelandës së Re është paraqitur njollë aq e madhe që mund të vërehet nga universi. Përfshin një milion kilometra katrorë, që është rajon më i madh se Teksasi.

Shumë rrallë mund të vërehet njollë nga uji i nxehtë në oqeane në sipërfaqe aq të madhe. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike globale i bëjnë këto dukuri gjithnjë e më të shpeshta. ab/

 

Back to top button
Close
Close