0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo banori i Strumicës

Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo qytetar i rajonit të Strumicës, informon për MIA-n drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.

Strumicë, 1 qershor 2020 (MIA) – Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo qytetar i rajonit të Strumicës, informon për MIA-n drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.

Sipas tij bëhet fjalë për shtetasin e Kosovës I.P. (30), i cili dje pas mesnate ishte zbuluar  nga policia te kryqëzimi  në fshatin Miravc në autostradën Gjevgjeli-Shkup, se si në kamion me frigorifer  transferon 113 emigrantë nga Bangladeshi, India dhe Mjanmari.

“Personit dje i është marrë mostër nga ana e ekipt të Qendrës për Shëndet Publik dhe sot u tregua se është pozitiv me Kovid-19. Sipas procedurave të parashtruara, personave të arrestuar dhe atyre të cilët do të dërgohen në paraburgim u bëhet test”, tha drejtori Vitanov.

Kosovari është dërguar për mbajtje të masës së paraburgimit në Burgun “Shkup”, sipas rregullave  dhe dispozitave dhe ai prej dje gjendet atje.  sa/

Back to top button
Close
Close