EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Një këshilltar i Boris Xhonsonit jep dorëheqje për shkak të komenteve raciste

Këshilltari i kryeministrit britanik, Boris Xhonson dha dorëheqje për shkak të komenteve të tij në internet disa kohë më parë në të cilat ai e lidhi inteligjencën e personalitetit me racën.

Londër, 18 shkurt 2020 (MIA) – Këshilltari i kryeministrit britanik, Boris Xhonson dha dorëheqje për shkak të komenteve të tij në internet disa kohë më parë në të cilat ai e lidhi inteligjencën e personalitetit me racën.

Në mesazhin e tij në internet, Endru Sabiski thekson se afro-amerikanët kanë një shkallë më të ulët të inteligjencës në krahasim me amerikanët e bardhë.

Krahas kësaj, në një publikim nga viti 2014, Sabiski shkroi se mënyra për t’i përfunduar shtatzënitë e padëshiruara “që çojnë në krijimin e një klase të ulët të përhershme” është të vendoset përdorimi kontracepsionit.

Në publikimin në Tuiter, këshilltari ka shkruar se por tërhiqet pasi që nuk dëshiron të bëhet dikush që krijon probleme. ls/shk/

Back to top button
Close
Close