0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Një këmbësor gjashtëdhjetë e një vjeç vdiq në një aksident trafiku në fshatin Tenovë

Një këmbësor nga fshati Tenovë e humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi dje rreth orës 21:00 në hyrje të fshatit. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës fillestare mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, personi i lënduar u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup ku iu nënshtrua plagëve.

Tetovë, 9 shtator 2020 (MIA) – Një këmbësor nga fshati Tenovë e humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi dje rreth orës 21:00 në hyrje të fshatit. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës fillestare mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, personi i lënduar u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup ku iu nënshtrua plagëve.

“Në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovë në hyrje të fshatit Tenovë, automjet “Audi” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.E (60) nga Tetova goditi këmbësorin G. M (61). Këmbësori është transportuar me automjet mjekësor në Spitalin Klinik në Tetovë për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Pas ndihmës së dhënë për shkak të lëndimeve të rënda, G.M ishte transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup ku ju nënshtrua plagëve të tij”, njoftoi SPB Tetovë.

Inspektim të vendngjarjes së aksidentit kanë kryer edhe nga SPB Tetovë dhe prokurori publik për të përcaktuar shkaqet. bs/mb/

Back to top button
Close
Close