BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Një ish-i punësuar në CIA është arrestuar për spiunazh në dobi të Kinës

Autoritetet amerikane kanë mbajtur një ish të punësuar në Agjencinë qendrore të zbulimit (CIA) nën dyshimin për dorëzim të informatave të besueshme në dobi të Kinës, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë.

Uashington, 18 gusht 2020 (MIA) – Autoritetet amerikane kanë mbajtur një ish të punësuar në Agjencinë qendrore të zbulimit (CIA) nën dyshimin për dorëzim të informatave të besueshme në dobi të Kinës, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë.

Siç ceket, Aleksandar Juk Çing Ma (67), me prejardhje nga Hong-Kongu, ka komplotuar me një bashkëpjesëmarrës, të afërm të tij, i cili gjithashtu ka punuar për CIA-n.

I dyshuari shërbimin e tij në CIA e filloi në vitin 1982, ndërsa në vitin 1989 jetoi dhe banoi në Shangai. Në vitin 2001 u shpërngul në Havai. Para se të largohej drejt ishujve Havai, ai dhe bashkëpjesëmarrësi u dorëzuan autoriteteve kineze dokumente të besueshme për të punësuarit, metodat e punës dhe operacionet e CIA-s dhe për atë punë morën 50 mijë dollarë. Një pjesë e këtij transaksioni kur Ma pranoi paratë, ishte xhiruar në video”, ceket në kumtesë.

Në vitin 2004 ai u punësua në Byronë federale për hetime si përkthyes, dhe gjashtë vite  i dërgoi zbulimit kinez kopje të dokumenteve sekrete. Pranverën e kaluar, një nëpunësi të fshehtë të FBI-së, të cilin i dyshuari e konsideronte si përfaqësues të zbulimit kinez, i konfirmoi se ka qenë spiun, Ma atëherë mori dy mijë dollarë për ndihmën që e kishte bërë për Kinën.

Javën e kaluar ai sërish pranoi para për aktivitetin e tij të kaluar dhe shprehi gatishmëri të vazhdojë së ndihmuari qeverinë e Kinës, duke deklaruar se “dëshironte që atdheu të ketë sukses”. Më 14 gusht u arrestua nga policia amerikane. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close