BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Një i vdekur nga moti i ligë në Stamboll i ndjekur me stuhi dhe tornato (video)

Mot i ligë i fuqishëm  dje e goditi Stambollin i ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe tornado, lajmëruan mediat turke.

Stamboll, 24 qershor 2020 (MIA) – Mot i ligë i fuqishëm  dje e goditi Stambollin i ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe tornado, lajmëruan mediat turke.

Në motin e ligë  humbi jetën një sirian i moshës rreth 30 vjet.

Shërbimi meteorologjik i Stambollit paralajmëroi me  kod të verdhë  për motin e ligë të pritur në metropol. Në lagjen Beshiktash, shumë automobila mbetën  të zhytura deri në gjysmë. Sheshet dhe rrugët u shndërruan në lumenj. Në rajonin e Bosforit dhe rrethinë, shiu u shndërrua në breshër.

Nga moti i ligë u çrrënjosën  drunj në rajonin Axhibadem, ndërsa tornado u formuan në Çatallxha dhe Hadumkoj,  që shihet vetëm në filmat apokaliptik, lajmëruan mediat lokale.

Dhjetëra kulme ishin rrënuar, u përmbytën ndërtesa.

“Mot i ligë  në metropol pritet edhe sot”, paralajmërojnë mediumet. sa/

Back to top button
Close
Close