0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Një i burgosur nga IPN Idrizovë pozitiv në Kovid – 19

Në burgun në Idrizovë është regjistruar i burgosuri i parë pozitiv me koronavirus Kovid - 19. Krahas të infektuarit nga virusi, në izolim janë edhe dhjetë të burgosur nga qelia e tij dhe qelia pranë të cilët kanë pasur kontakt me të.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Në burgun në Idrizovë është regjistruar i burgosuri i parë pozitiv me koronavirus Kovid – 19. Krahas të infektuarit nga virusi, në izolim janë edhe dhjetë të burgosur nga qelia e tij dhe qelia pranë të cilët kanë pasur kontakt me të.

Siç informoi drejtori i burgut, Bobi Mojsovski për MIA-n, i burgosuri i cili ka qenë nga Velesi ka qenë në shtëpi për fundjavë nga 24 deri më 27 qershor dhe më 30 qershor ka lajmëruar se ka temperaturë të rritur me ç’rast i është bërë test për Kovid i cili ka rezultuar pozitiv. shk/

 

Back to top button
Close
Close