BotëBotë.Portal

Një ekspert nga Kong-Kongu thotë se nga koronavirusi i ri janë sëmurë 25.000 persona

- Një funksionar i lartë i shëndetit publik më Kong-Kong deklaroi sot se numri real i të sëmurëve nga koronavirusi i ri sipas gjitha gjasave është afër 25.000 - dukshëm më i madh nga 2.744 raste të konfirmuara nga Komisioni kinez Kombëtar i Shëndetësisë.

Hong-Kong, 27 janar 2020 (MIA) – Një funksionar i lartë i shëndetit publik më Kong-Kong deklaroi sot se numri real i të sëmurëve nga koronavirusi i ri sipas gjitha gjasave është afër 25.000 – dukshëm më i madh nga 2.744 raste të konfirmuara nga Komisioni kinez Kombëtar i Shëndetësisë.

Duke folur në konferencën për shtyp, Gabriel Leung- udhëheqës i Fakultetit të Mjekësisë Li Ka Shing në Universitetin e Hong-Kongut, tha se hulumtimi i ekipit të tij kishte treguar se sipas gjitha gjasave ka rreth 44.000 raste në fazën e inkubacionit.

Gjithsej 80 persona humbën jetën, ndërsa 2.744 janë konfirmuar se janë infektuar përgjatë gjithë Kinës deri më sot, që domethënë rritje e numrit të të vdekurve prej 24 sa ishin dje paradite, bëri të ditur Komisioni Kombëtar Shëndetësor.

Leung, i cili e këshillon qeverinë e Hong-Kongut për gatishmëri për reagim të sëmundjeve, tha se ekipi i tij pret “çdo gjashtë ditë dyfish rritet numri i të infektuarve, në mungesë të çfarëdo lloj intervenimi në shëndetësinë publike”.

Leung vlerësoi se qyteti kinez Çongking do të përballet me epideminë më të madhe sepse qyteti me mbi 30 milionë është i banuar dendur dhe i lidhur ngushtë me Vuhanin, qyteti i cili është qendra e sëmundjes.

Hong-Kongu konfirmoi tetë raste të koronavirusit vdekjeprurës për të cilin hulumtuesit besojnë se rrjedhin nga tregu në Vuhan. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close