0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Një ekip nga liga e tretë e eliminoi Atletikon nga Kupa e Spanjës

Ekipi i cili garon në ligën e tretë spanjolle, Leonesa e bëri befasinë më të madhe për Kupën mbretërore të Spanjës, pasi që e eliminoi ekipin e madh të Atletiko Madridit. Ekipi modest e mposhti ekipin e Diego Simeone me 2:1 pas kohës shtesë.

Leon, 24 janar 2020 (MIA) – Ekipi i cili garon në ligën e tretë spanjolle, Leonesa e bëri befasinë më të madhe për Kupën mbretërore të Spanjës, pasi që e eliminoi ekipin e madh të Atletiko Madridit. Ekipi modest e mposhti ekipin e Diego Simeone me 2:1 pas kohës shtesë.

Anhel Korea u solli epërsi “jorganxhinjëve” në minutën e 62-të, por nikoqirët nuk patën ndër mend të dorëzohen dhe ia kthyen pasigurinë në minutën e 83-të me golin e Hulen Kastenadas. Serhio Benitez ishte i saktë në minutën e 108-të, ndërsa ekipi nga kryeqyteti në minutat e mbetura nuk arriti të kundërpërgjigjet në mënyrë adekuate.

Edhe tre klube nga Primera divizion u larguan nga Kupa, Mirandes e mposhti Seltan me rezultat 2:1 pas kohës shtesë, Eibar humbi nga Badahoz me 1:3, ndërsa Betis u eliminua nga Rajo Valjekano pas barazimit në penallti me 2:4 (2:2 në kohën e rregullt). ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close