EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Një e treta e kredive të Bankës investuese evropiane në vitin 2019 ishin për projekte klimatike

 Banka investuese evropiane (BIE) planifikon nga viti 2025 të përkushtojë  gjysmën  e financimit të saj në projekte të lidhura me luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe të bëhet "Banka e gjelbër" e BE-së.

Bruksel, 30 janar 2020 (MIA) – Banka investuese evropiane (BIE) planifikon nga viti 2025 të përkushtojë  gjysmën  e financimit të saj në projekte të lidhura me luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe të bëhet “Banka e gjelbër” e BE-së.

Rreth 31 për qind e  huave të BIE-së janë dhënë për projekte klimatike, rezultatet të cilat  e konfirmojnë ambicien e Bankës të bëhet bankë klimatike e BE-së dhe me atë të luajë rol kyç  në “Paktin e gjelbër” të BE-së.

“Tani, kur Evropa e thekson aktivitetin klimatik, banka e BE-së vendosi  në mënyrë dramatike ta përforcojë  rolin e saj në bankën klimatike të Bashkimit Evropian. Për dallim nga ajo që besojnë disa, nuk zgjidhet midis aksionit klimatik dhe konkurencës,  në të kundërtën: e gjelbërta është më shumë,  ndërsa jo më pak dhe mundemi  t’i rrisim përpjekjet tona klimatike,  ndërsa njëkohësisht ta rrisim  mbështetjen për investime  në të ardhmen e Evropës”, deklaroi  kryetari i BIE-së, Verner Hojer sot.

Banka e BE-së muajt e fundit solli  disa vendime politike të rëndësishme në atë drejtim.

Deri në fund të këtij viti do t’i harmonizojë  të gjitha aktivitetet e saj me Marrëveshjen parisiene, ndërsa deri në fund të vitit 2021 do të ndalet tërësisht  me financimin e projekteve të bazuara  mbi energjitë fosile, duke e përfshirë edhe gazin. Banka do të punojë dorë për dore me Mekanizmin  juridik për tranzicion të Komisionit evropian që t’u ndihmojë rajoneve më të rrezikuara  të BE-së  me sukses ta realizojnë tranzicionin energjetik drejt shumë resurseve të qëndrueshme.

Nga viti 2025 e tutje,  pesëdhjetë për qind e kredive të BIE-së do të jepen vetëm për projekte të lidhura me çështjet klimatike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor.

Me këtë, BIE shpreson se do të ndikojë pozitivisht edhe ndaj investitorëve vendor t’i risihkojnë rregullat e tyre të financimit dhe të kahëzohen  ndaj politikës së qëndrueshme klimatike. Banka njëkohësisht vazhdon financiarisht ta mbështesë zhvillimin, kohezionin social dhe konkurencën e BE-së”, potencoi kryetari i Bankës sot.

“Madje 25,5 miliard euro janë dhënë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vitin e kaluar, ndërsa në dospozicion janë lënë 14,4 miliard euro për inovacion, teknologji të reja, dhe mbështetje për ndërtim të industrive në të ardhmen, 15,7 miliard euro  financa për ndërtim të infrastrukturës moderne për përmirësim të jetës së njerëzve”, qëndron në kumtesën e Bankës.

“Aksioni klimatik, kohezioni, krijimi i vendeve të punës, zhvillimi i financave dhe inovacioni  shkojnë dorë për dore”, tha Hojer. sa/

Back to top button
Close
Close