BotëBotë.Portal

Një deputet japonez pranoi se ka marrë para nga një kompani kineze

Deputeti i Partisë demokratike liberale qeveritare japoneze Takaki Shirasuka, pranoi se ka marrë  një milion jena ose 9.300 dollarë amerikan nga kompania kineze e interesuar për  hyrje në tregun japonez të kazinove.

Tokio, 14 korrik 2020 (MIA) – Deputeti i Partisë demokratike liberale qeveritare japoneze Takaki Shirasuka, pranoi se ka marrë  një milion jena ose 9.300 dollarë amerikan nga kompania kineze e interesuar për  hyrje në tregun japonez të kazinove.

Mediat lokale,  publikojnë se Prokuroria  nuk do të ngritë padi për  marrje të ryshfetit, sepse edhe pse ka qenë anëtar i një grupi shumëpartiak i cili ka promovuar ndërtim  të pushimoreve me kazino, ai nuk ka pasur autorizim për të ndikuar në vendosmërinë.

Në shoqërim të ish homologut partiak dhe deputet Cukase Akimoto, Shirasuka e ka vizituar selinë e kompanisë kineze „500.com limitid“ në Shenzhen dhe një kazino në Makao në vitin 2017, kur i ka marrë paratë,  ndërsa kompania i ka mbuluar  shpenzimet për  zhetonët e bixhozit, potencon Kjodo.

Akimoto ishte arrestuar dhjetorin e kaluar  për shkak të korrupsionit, ndërsa më vonë ishte liruar me kaucion. Kundër tij është ngritur akuzë se nga kompania kineze ka marrë ryshfet prej rreth 70.800 dollarë. sa/

Back to top button
Close
Close