0_Maqedoni.PortalShoqëri

Një delegacion nga Kabineti i Presidentit vendosi lule para Përmendores së viktimave të tërmetit

Një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë të Veriut me rastin e 57 vjetorit nga tërmeti katastrofik në Shkup, vendosi lule para Përmendores së viktimave të tërmetit në varrezat e Qytetit në Butel, Shkup.

Shkup, 26 korrik 2020 (MIA) – Një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë të Veriut me rastin e 57 vjetorit nga tërmeti katastrofik në Shkup, vendosi lule para Përmendores së viktimave të tërmetit në varrezat e Qytetit në Butel, Shkup.

Si pjesë e delegacionit të Qeverisë sot në shënimin e 57 vjetorit nga tërmeti katastrofik në Shkup mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Ky tërmet, i cili zgjati 20 sekonda, mori 1070 jetë, ndërsa u lënduan edhe tre mijë persona, ndërsa rreth 200 mijë shkupjanë mbetën pa strehë mbi kokë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close