0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Një delegacion i kryesuar nga Carovska në shënimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau

- Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Dikastereve Ekonomike, Milla Carovska sot udhëton në Republikën e Polonisë ku sot pasdite, si kryesuese e një delegacioni të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me një përfaqësues të Bashkësisë Hebraike nga vendi ynë do të marrë pjesë në "Shënimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman Aushvic-Birkenau".

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Dikastereve Ekonomike, Milla Carovska sot udhëton në Republikën e Polonisë ku sot pasdite, si kryesuese e një delegacioni të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me një përfaqësues të Bashkësisë Hebraike nga vendi ynë do të marrë pjesë në “Shënimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman Aushvic-Birkenau”.

Në mbledhjen përkujtimore do të marrin pjesë një numër i madh i anëtarëve të familjeve mbretërore, presidentë, kryeministra, ministra dhe persona të tjerë zyrtarë nga organizatat ndërkombëtare dhe nga shtete të Evropës dhe botës.

Aktivitet zyrtare në lidhje me “Shënimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman Aushvic-Birkenau do të fillojnë me fjalimin e presidentit të Republikës së Polonisë, Andrej Duda, pas çka vijon edhe fjalimi kryesor i personave të mbijetuar nga Aushvici.

Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 27 janari është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. fc/

Back to top button
Close
Close