0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.Portal

Një çajtore në Vrapçisht i shërben mysafirët gjatë orës policore

Prokuroria Publike Themelore Gostivar sot ngriti procedurë dhe shtroi propozime për dhënien e urdhëresave ndëshkuese kundër katër personave të cilët kanë kryer vepër penale "mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë", informojnë nga Prokuroria Publike.

Shkup, 6 prill 2020 (MIA) – Prokuroria Publike Themelore Gostivar sot ngriti procedurë dhe shtroi propozime për dhënien e urdhëresave ndëshkuese kundër katër personave të cilët kanë kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë nga Prokuroria Publike.

Njëri prej tyre akuzohet, meqë nuk i ka respektuar masat e sjella për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i sëmundjes infektuese të shkaktuar nga Kovid-19. Ai si pronar i një objekti hotelierik në fshatin Vrapçisht është hasur në çajtore duke i shërbyer mysafirët.

Tre të akuzuarit e tjerë, siç kumtuan nga prokuroria, ngarkohen se nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata në disa ngjarje të caktuara penale kanë lëvizur nëpër Gostivar dhe me këto veprime e kanë kryer veprën penale.

Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria e Gostivarit nga gjykata ka kërkuar t’u shqiptojë dënime në të holla në lartësi prej 100 gjoba ditore.

Back to top button
Close
Close