BotëBotë.Portal

Një burrë i armatosur hyri në rezidencën e Trudos në Otavë

Policia kanadeze ka arrestuar një sulmues që hyri në territorin e oborrit në Otavë ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Xhustin Trudo dhe guvernatorit të përgjithshëm të vendit, Xhuli Pajet.

Otavë, 2 korrik 2020 (MIA) – Policia kanadeze ka arrestuar një sulmues që hyri në territorin e oborrit në Otavë ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Xhustin Trudo dhe guvernatorit të përgjithshëm të vendit, Xhuli Pajet.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është publikuar në pritje të akuzave zyrtare, ka arritur të hyjë në pronën rreth orës 6:40 të mëngjesit sipas orës lokale.

“Burri u arrestua menjëherë pas incidentit. Ai aktualisht është në paraburgim dhe po merret në pyetje”, kumtoi Policia mbretërore kanadeze në Tuiter.

Kryeministri kanadez dhe guvernatori nuk ishin në rezidencë në kohën e incidentit. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close