0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Një bashkëpunëtor i Xhulijanit: Tramp bëri përpjekje të ndikojë në Ukrainë

 Një mik i afërt i Rudi Xhulijanit,  ish prefekt i Nju-Jorkut dhe avokat personal i presidentit amerikan Donald Tramp, pohoi se Tramp direkt ka qenë i përzier  në përpjekjen  të ndikojë në Ukrainë që ta hulumtojë  rivalin demokratik Xho Bajden.

Uashington, 17 janar 2020 (MIA) – Një mik i afërt i Rudi Xhulijanit,  ish prefekt i Nju-Jorkut dhe avokat personal i presidentit amerikan Donald Tramp, pohoi se Tramp direkt ka qenë i përzier  në përpjekjen  të ndikojë në Ukrainë që ta hulumtojë  rivalin demokratik Xho Bajden.

Lev Parnas tha se në maj,  në kërkesë të Xhulijanit, ai i ka dhënë ultimatum presidentit të ardhshëm të Ukrainës se asnjë funksionar i lartë amerikan nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij dhe se ndihma themelore  amerikane e sigurisë do të zvogëlohet nëse nuk paralajmërohet hetim  për Bajdenin.

Sipas tij, Tramp ka qenë i njoftuar me përpjekjet e Xhulijanit të vjen deri te hetimi dhe regullisht ka qenë i informuar për atë që ndodh.

Siç citohet, përderisa vendoset se ajo është e saktë,  mund ta minimizojë mbrojtjen e Trampit.

“Presidenti Tramp saktë e ka ditur se çka ndodh. Ai ishte i njoftuar me të gjitha hapat e mi. Unë nuk do të bëja asgjë pa pajtimin e Rudi Xhulijanit ose të presidentit”, tha Parnas.

Tramp dje ka mohuar se e  njeh Parnas,  edhe krahas fotografive të shumta  në të cilat është me të.

“Kam njoftuar mijëra e mijëra  njerëz si president dhe kam bërë mijëra fotografi”, tha Tramp.

Xhulijani tha se deklarata e Parnas është “pikëlluese”.

“Më vjen keq. Kam menduar se ai është njeri i ndershëm, Kam gabuar”, tha Xhulijani. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close