0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Një banor 25 vjeçar i fshatit Debresht ka kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur

Prokuroria Themelore Publike nga Prilepi ngriti procedurë kundër një djali 25 vjeçar nga fshati Debreshte i cili dyshohet se ka kryer  sulm gjinor ndaj një vajze  e cila ende  nuk i ka mbushur  14 vjet.

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike nga Prilepi ngriti procedurë kundër një djali 25 vjeçar nga fshati Debreshte i cili dyshohet se ka kryer  sulm gjinor ndaj një vajze  e cila ende  nuk i ka mbushur  14 vjet.

Me propozim të prokurorit publik, të dyshuarit i është caktuar paraburgim 30-të  ditësh.

Djali  nga fillimi i muajit prill deri më 20 korrik të këtij viti në hyrje të fshatrave  Lazhani dhe Debreshte dhe në Prilep ka kryer marrëdhënie me vajzën për të cilën e ka ditur se ende nuk i ka mbushur 14 vjet.

Ai me vajzën ka realizuar kontakt mes rrjetit social dhe në prill janë dakorduar të takohen para oborrit  në shtëpinë ku ka jetuar. Ka kërkuar nga ajo  të hyjë në automjet duke e shantazhuar  se nëse nuk e bën atë  në opinion do të lëshojë fotohgrafi të cilën ajo ia ka dërguar paraprakisht  në Fejsbuk.  Vajza ka hyrë në automjet, pas së cilës e ka dërguar  në një lokacion tjetër dhe ka kryer marrëdhënie me të, edhe pse ajo gjatë gjithë kohës  ka rezistuar.

Më 18 korrik, sërish me shantazh, e ka detyruar të hyjë në automjet dhe së bashku kanë shkuar  në shtëpinë e tij në Debreshte. Atje kanë qëndruar deri në momentin kur  e kanë kuptuar  se në shtëpinë e tij vjen policia, pas kërkesës së prindërve të vajzës dhe me urdhër të PTHP-së Prilep, për ta kthyer  vajzën  te prindërit. Atëherë me automjetin të cilin e ka vozitur vëllau i të dyshuarit e kanë braktisur shtëpinë  dhe kanë shkuar në  shtëpinë e tij në Prilep, ku janë lënë vetëm. I dyshuari në njërën nga dhomat, pa pajtim të të dëmtuarës ka kryer marrëdhënie.

Më 20 korrik, duke u fshehur nga policia, e ka dërguar vajzën në pjesën e vjetër të shtëpisë ku ka jetuar në Debreshte dhe sërish pa pëlqimin e saj ka kryer marrëdhënie. bak/sa/

Back to top button
Close
Close