BotëBotë.Portal

Një bandë kriminele vrau tetë policë në Utar Pradesh

Një bandë famëkeqe kriminele, sot në pritë vrau tetë policë dhe plagosi pesë të tjerë në shtetin indian, Utar Pradesh, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Avanixh Avasti.

Liknou, 3 korrik 2020 (MIA) – Një bandë famëkeqe kriminele, sot në pritë vrau tetë policë dhe plagosi pesë të tjerë në shtetin indian, Utar Pradesh, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë, Avanixh Avasti.

Sulmuesit arritën të shpëtojnë para se policia të arrinte në vendin e ngjarjes.

Policia këtë mëngjes duhej të arrestonte Vikas Dubej, i dyshuari kryesor për dhjetëra krime të përgjakshme. Ai akuzohet, ndër të tjera, edhe për 60 vrasje, grabitje të shumta të armatosura dhe rrëmbime.

Utar Pradesh, i cili ka popullsi prej rreth 230 milionë banorë, është një nga vendet më të varfëra të Indisë, por edhe më i paqëndrueshëm, me shkallë të lartë të krimit – grabitje të armatosura, rrëmbime të grave dhe vrasje. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close