0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Një automjet është goditur nga treni, dy persona të lënduar

Dy banorë të Porojit kanë pësuar lëndime të lehta në aksidentin e komunikacionit kur treni që udhëtonte në relacionin Shkup-Kërçovë goditi automjetin e tyre të tipit "Citroen". Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në vendkalimin afër fshatit Poroj gjatë së cilës automjeti ishte shkatërruar plotësisht.

Tetovë, 14 gusht 2020 (MIA) – Dy banorë të Porojit kanë pësuar lëndime të lehta në aksidentin e komunikacionit kur treni që udhëtonte në relacionin Shkup-Kërçovë goditi automjetin e tyre të tipit “Citroen”. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në vendkalimin afër fshatit Poroj gjatë së cilës automjeti ishte shkatërruar plotësisht.

“Në aksidentin u lënduan B.S (22) dhe B.N (39) dhe të dy nga fshati Poroj. Ata janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, por pas ndihmës së dhënë mjekësore janë liruar për trajtim në shtëpi. Për shkak të aksidentit të komunikacionit nga 18:45 deri në ora 20:20 komunikacioni hekurudhor u ndërpre”, njoftoi Fatmir Rexhepi, nga Shërbimi për marrëdhënie me publikun në SPB Tetovë.

Dje gjatë ditës në rrugën lokale fsh. Pirok – fsh. Rakovec katër të tjerë u lënduan pasi devijuan nga rruga me automjet.

“Automjet i udhëtarëve ‘Ford fiesta’ me targa të Tetovës i drejtuar nga B.K (49) nga fshati Kamenjan ka dalë nga rruga. Në aksident, pasagjeri J.S (41) nga fshati Pirok u lëndua rëndë, ndërsa pasagjerët e tjerë morën lëndime të lehta A.S (46), A.S (66) dhe M.S (67) të gjithë nga fshati Pirok është konstatuar në Spitalin Klinik Tetovë”, kumtoi SPB Tetovë.

Vendngjarja është inspektuar nga ekipi i SPB Tetovë. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close