0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Një asteroid do të kalojë pranë Tokës në gusht

Asteroidi "2009 Pi-kju-1" do të kalojë pranë Tokës në gusht, por nuk përbën kërcënim për planetin tonë, theksoi astrofizikani rus Juri Balega.

Shën Peterburg, 29 korrik 2020 (MIA) – Asteroidi “2009 Pi-kju-1” do të kalojë pranë Tokës në gusht, por nuk përbën kërcënim për planetin tonë, theksoi astrofizikani rus Juri Balega.

Nënkryetari i Akademisë ruse të shkencave tha gjithashtu se një asteroid tjetër do të kalojë afër Tokës në prill të vitit 2029, por as ai, me siguri nuk do të rrezikojë planetin tonë, edhe pse ende ka mundësi teorike për të. Bëhet fjalë për asteroidin “Apofis”, i cili do të jetë i dukshëm për njerëzit me sy të lirë.

“Asteroidi tjetër potencialisht i rrezikshëm për Tokën pritet në vitin 2036, por edhe kjo mundësi është afër zeros, ose 1:100,000”, tha ai.

Në këtë moment, njeriu nuk ka mjete për të parandaluar që një asteroid të godasë Tokën, siç tha Balega. Shkencëtarët janë duke punuar në atë dhe po shqyrtojnë disa mundësi të ndryshme. mb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close