BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Një anije transportuese nën flamurin liberian ka kërkuar ndihmë në afërsi të ishullit grek Lesbos

Për shkak të problemit me motorin, një anije transportuese nën flamurin liberian lundron pa kontroll në pjesën detare midis ishujve grekë Lesbos dhe Skiros, ndërsa me sukses janë shpëtuar anëtarët e ekuipazhit, publikuan mediat greke.

Athinë, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Për shkak të problemit me motorin, një anije transportuese nën flamurin liberian lundron pa kontroll në pjesën detare midis ishujve grekë Lesbos dhe Skiros, ndërsa me sukses janë shpëtuar anëtarët e ekuipazhit, publikuan mediat greke.

Sipas të njëjtave informacione, 14 anëtarët e ekuipazhit kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet greke për ta braktisur anijen se për shkak të madhësisë dhe peshës së ngarkesës është anuar në njërën anë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Me helikopterë “Super puma” të aviacionit ushtarak grek janë shpëtuar të gjithë 14 personat dhe janë transferuar në ishullin Skiros.

Në pjesën detare, ku është anija, ndodhen anije dhe varja afër shërbimit detar dhe të marinës ushtarake të Greqisë si dhe dy helikopterë. sr/

Таг
Back to top button
Close
Close