0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Një alpinist humbet në Malin Sharr, është gjetur sot në mëngjes në kopsht

Një alpinist nga Shkupi pasi është ndarë nga grupi dje është humbur në Malin Sharr dhe sot rreth orës 06:00 të mëngjesit pas kërkimit që e kanë bërë dy alpinistët tjerë dhe nëpunësit policorë.

Tetovë, 13 korrik 2020 (MIA) – Një alpinist nga Shkupi pasi është ndarë nga grupi dje është humbur në Malin Sharr dhe sot rreth orës 06:00 të mëngjesit pas kërkimit që e kanë bërë dy alpinistët tjerë dhe nëpunësit policorë.

Alpinisti ishte futur në territor të Kosovës për shkak të mjegullës, ndërsa është gjetur në një kopsht në vendin “Konjushka reka”.

“Në orën 20:40 minuta, Z.B. (41) nga Tetova në SPB Tetovë ka paraqitur se një grup prej 8 alpinistëve nga Shoqata e alpinistëve ‘Luboten’ ka lëvizur mes fshatrave të Tetovës Jeloshnik dhe Vejce dhe se alpinisti G.I. (49) nga Shkupi, i cili ishte larguar nga grupi, për shkak të mjegullës së dendur, ishte futur në territorin e Kosovës”, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Alpinisti është gjetur pa lëndime dhe në gjendje të mirë shëndetësore. as/fb/

Back to top button
Close
Close