BotëBotë.Portal

Një aeroplan në Iran ka rrëshqitur nga pista dhe ka dalë në rrugë, nuk ka të lënduar

Një aeroplan iranian i udhëtarëve ka rrëshqitur nga pista dhe ka dalë në rrugë në qytetin jugor Mahshar. Në incident nuk ka të lënduar.

Teheran, 27 janar 2020 (MIA) – Një aeroplan iranian i udhëtarëve ka rrëshqitur nga pista dhe ka dalë në rrugë në qytetin jugor Mahshar. Në incident nuk ka të lënduar.

Udhëtarët kanë dalë nga aeroplani në derën e përparme dhe në daljen të parashikuar për raste emergjente.

Drejtori i aeroportit deklaroi se të gjithë udhëtarët kanë dalë të sigurt nga aeroplani.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se incidenti ka ndodhur gjatë një aterimi të ashpër të aeroplanit rreth orës 9:30 sipas orës lokale.

Ky është incidenti i tretë në disa ditët e fundit me aeroplan në Iran, pas aksidentit kur më 8 janar u rrëzua aeroplani ukrainas. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close