0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Nikolovski nga Delçeva: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në vend, ndërsa prodhimet tona jashtë vendit, kjo do të jetë motoja e ardhshme e pjesës lindore

Koalicioni "Mundemi" sonte mbajti trubunë në Delçevë. Para të pranishmëve fjalime të tyre patën bartësit e NJZ 3 nga LSDM-ja dhe koalicioni "Mundemi", Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shahpaska. Gjithçka që premtoi LSDM-ja, ka realizuar një të tretën e premtimit për vetëm dy vjet e gjysmë, tha para qytetarëve të Dellçevës, Shahpaska.

Delçevë, 7 korrik 2020 (MIA) – Koalicioni “Mundemi” sonte mbajti trubunë në Delçevë. Para të pranishmëve fjalime të tyre patën bartësit e NJZ 3 nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”, Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shahpaska. Gjithçka që premtoi LSDM-ja, ka realizuar një të tretën e premtimit për vetëm dy vjet e gjysmë, tha para qytetarëve të Dellçevës, Shahpaska.

“Do të filloj nga edukatoret në kopshte të cilat janë motivuar sepse kemi 43 kopshte të reja, ndërsa në mandatin e ardhshëm do të kemi 7,500 vende për akomodimin e fëmijëve në kopshte. Pensionet janë rritur për 1,700 denarë për më pak se dy vjet. Kemi vendosur pension shtetëror që qytetarët tanë të jetojnë në mënyrë dinjitoze. Në sferën për personat me aftësi të kufizuara sollëm reformë reale, zgjidhje administrative në kujdes për një afat të shkurtër. Ndihmën sociale e kemi rritur për 300 për qind. Një numër i madh i fëmijëve kanë marrë 8 herë më shumë shtesë të fëmijëve. Vendosëm shtesë arsimore. Kemi thënë se do t’i kthejmë paratë tek qytetarët, ndërsa përmes taksës radiodifuzive dhe rrymës së lirë në çdo familje në çdo tre muaj nga kjo kanë hyrë plus llogari”, ka thënë Shahpaska.

Në fjalimin e tij para qytetarëve të Dellçevës, bartësi i listës në Njësinë e tretë zgjedhore Lupço Nikollovski, theksoi se kjo është ngjarje e përfunduar e koalicionit në këtë njësi zgjedhore, ndërsa për të ishte nder të jetë mes qytetarëve të Lindjes ditëve të fundit.

Ai tha se nuk ka gjurmë pas asnjë kandidati në NJZ 3 dhe prandaj para qytetarëve flet me fytyrë të pastër.

“Më 15 korrik jo vetëm që do të fitojmë, por dëshira jonë është mandat shumë i pastër i cili duhet të vijë nga qytetarët më së shumti për shkak të përkushtimit tonë në energji dhe vendosmërisë tonë, për të cilin e meritojmë këtë mandat të pastër. T’i japim fund regjimit që sa më shpejtë të negociojmë me BE-në”, porositi Nikolovski.

Më 15 korrik fiton koalicioni “Mundemi” sepse mundemi edhe më shumë, mundemi edhe më mirë, ka thënë në fund të fjalimit Nikollovski para qytetarëve të Dellçevës. vs/fb/

Back to top button
Close
Close